Arbana ka vendosur që këtë të premte t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave dhe përpos jetës personale, moderatoren e kanë pyetur edhe për televizionin e programet e saj.

Arbana ka treguar se nuk mendon që do e lërë ndonjëherë punën në televizion dhe e vetmja arsyeja do të ishte nëse nuk do të merrte të njëjtën kënaqësi si prej 20 vitesh.

Moderatorja tregon se e ka marrë malli për “Big Brother”, megjithatë nuk ka dhënë informacion më shumë për ndonjë rikthim të mundshëm.

E pyetur nëse e ndjek “Përputhen”, një nga emisionet më të komentuar së fundmi, Arbana është shprehur se për të është shumë i zhurmshëm, por i bëhet qejfi që lexon online dhe ka këtë sukses.

“Jo nuk e ndjek. Shumë i zhurmshëm. Por lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”, shkruan Arbana.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur