Stuhia Filomena e cila prej disa ditësh ka go ditur Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri javën e ardhshme.

Lajmi u bë me dije nga meteorologët britanikë dhe sipas BBC situata në Madrid është rë nduar, ndërkohë që parashikohet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Më pas pritet që stuhia të zhvendoset drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan duke përfshirë fillimisht Greqinë dhe Shqipërinë.

Autoritetet e Madridit bëjnë me dije se kjo është trashësia e borës më e madhe e regjistruar ndonjëherë në 40 vitet e fundit.