Victoria Beckham shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira dhe trajtimet e ndryshme, por edhe ngrënia e përditshme e një fruti që fatmirësisht gjendet edhe në tregun shqiptar.

Sipas 46 vjeçares britanike, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht). Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë që kur ishte 30 vjeç.

Avokadot janë një burim i madh i yndyrnave të pangopura dhe të vitaminës E. Konsumimi i mjaftueshëm i këtyre yndyrnave e mban lëkurën të hidratuar dhe elastike. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga str. esi oksidativ, i cili lidhet me moshën (plakjen).

Të gjitha yndyrnat, fibrat dhe fitokimikatet (komponente biologjikisht aktive të bimëve) të pan gopura mund të ulin gjithashtu nivelin e kolesterolit të keq, rrez. ikun e sëm. undjes kardiova skulare, reduktojnë str. esin oksidativ dhe të parandalojnë inflamimin.

Kështu që, nëse dëshironi një lëkurë si të Victoria-s, bëni mirë t’i shtoni avokadot në menunë tuaj ditore.