Përmes një postimi në Instagram ku shfaqet krah bashkëshortit, këngëtarja e mirënjohur Aida Doçi ka dhënë lajmin e bukur se sot është celebruar në martesë.

“Zyrtarisht e martuar. Ti i dhe kuptim jetës sime”, shkruan Aida krah fotos ku shfaqet me bashkëshortin e njëkohësisht menaxherin e saj, Naser Qelin, teksa mban dhe një buqetë me lule në dorë.

Në një intervistë për “Prive”, Aida tha se e ka njohur Naserin gjatë kohës që bashkëpunonin, por, më vonë filloi të shfaqej dashuria.

Ndërkohë, Naseri ka folur edhe për martesën e tij të parë dhe për fëmijët që ka me ish-bashkëshorten. Aida tha se ka marrëdhënia shumë të mira me djalin dhe vajzën e tij dhe se ata e respektojnë shumë.

Aida ka deklaruar se ashtu sikurse çdo vajzë, do të dëshironte të bënte dasmë të madhe, por pandemia nuk ua mundësoi një gjë të tillë.

Çifti në tetor të vitit që lamë pas mbajtën një ceremoni të thjeshtë në shtëpi, ku kishin mbledhur njerëzit e tyre më të dashur.