Pak kohë më parë, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata konfirmuan publikisht lidhjen. Dyshja nuk fshihen më dhe si rrjedhojë nuk mungojnë postimet e ëmbla në rrjete sociale.

Sot Dojna feston ditëlindjen dhe gjejeni nga kush e mori urimin më të bukur? Po, nga Vlashenti! Këngëtari ka publikuar një foto krah partneres, duke i uruar vetëm gëzime.

“Drite ne sy e drite ne zemer! Paç vetem gezim ditlindjeje, per çdo dite, ashtu si je per mua! Gezuar e vogla ime e madhe sa nje Botë”, ka shkruar ai.