Ditën e djeshme ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare kantautori i njohur Kujtim Prodani. Ai ishte infektuar me Ko ronavirus dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Miku i tij i ngushtë, Ardian Trebicka, ishte i ftuar në “Ftesë në pesë”, ku u përlot duke kujtuar bisedën e tyre të fundit. “Vëlla jam rë ndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, i kishte shkruar Prodani.

Trebicka tha se ata të dy ishin miq të ngushtë në jetë dhe në këngë.