Katër trupa të paj etë u gjetën gjatë kërkimeve për personat e zh dukur pas rrëshqitjes ma sive të tokës në Norvegji, e cila shka të rroi dhjetëra shtëpi.

Vik tima e parë e zbuluar u iden tifikua si Eirik Grønolen, 31 vjeç. Nuk ka asnjë gjurmë nga 6 persona të tjerë pas she mbjes së faqes së kodrës, e cila bëri që një lum balte të mbulonte fshatin e vogël Ask të mërkurën. Ekipet e shp ëtimit po punojnë pa reshtur në mes të acarit, me shpresën se ende mund të gjejnë ndonjë të mbije tuar.

Shefja e po licisë, Ida Melbo Øystese tha në një konferencë për shtyp se ndonëse as natyra, dhe as koha nuk është në anën e tyre, mundësia që të ketë ende njerëz të gjallë nuk është fashitur, dhe ata nuk do t’i reshtin kërkimet. Shpresat sipas saj janë që brenda disa ndërtesave të mbuluara nga balta të jenë krijuar xhepa ajri, të cilat të lejojnë mbije tesën për disa ditë. Banorët janë të shok uar nga ngjarja.

“Është një tr agjedi. Ne jetojmë aty afër dhe jemi të dër rmuar emoc ionalisht. Kur flitet për fqinjët, ndjesitë janë njësoj. Na vjen tmerrësisht keq për personat e prekur nga kjo fatke qësi”, shprehet Jan Marcin Buslowicz, banor i zonës.

Pamjet filmike dhe fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një krater gjigant të krijuar pas rrëshqitjes ma sive të tokës. Banorët e Ask kishin telefonuar shërbimet e eme rgjencës duke i thënë se shtëpitë po i lëviznin nga vendi. Më shumë se 30 banesa u shka tërruan e disa të tjera kanë mbetur në buzë të kra terit, gati për t’u shembur edhe ato. Mes të zhd ukurve është edhe një çift dhe fëmija i tyre i vogël.