Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi Dema, u bënë prindër për herë të parë në këtë fillim viti. Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Troi.

Lajmin e ndau vet reperi, me nje foto të bebit nga materniteti, por pa i zbuluar portretin.

Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit 2020, Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje romantike.

Gjithashtu dhe lajmin e shtatzanisë ata e ndanë në fillim të muajit dhjetor, ku nëpërmjet një fotoje partnerja e Don Phenom tregoi barkun e madh dhe të rrombullakosur.