Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.
Ai thotë se më të keqen tashmë e kemi lënë pas ndërsa më e mira na pret përpara në një vit të ri duke uruar mbarësi për të gjithë shqiptarët.
“Po mbyllet edhe ky vit, dhe si në asnjë vit tjetër, festat e këtij fundvitit po i kalojmë në shtëpi. As mesnata e fishekzj arreve nuk do të ndodhë këtë herë. Ky është viti më i vështirë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjyshërit u kërcënuan në jetën e tyre, fëmijët e ndaluar në shkollimin e tyre. Mijëra prindër humbën punët e tyre. Ne lu ftuam dhe po lu ftojmë për të dalë nga kjo përballje. Sot shkollat e shembura po rilindin me kushte shumë të mira. Po rilindin sa më të forta. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua se sa hapja e dyerve të shtëpive të reja. Puna vazhdon çdo ditë falë 25 mijë punëtorëve të palodhur. Vazhdon çdo ditë përpjekja jonë kundër ar mikut të padukshëm si dhe për sigurimin e vaksinës që do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Vaksina do jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo lu ftë nuk pritet të mbarojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Do mbështesim të banorëve që kurohen në shtëpi. Do vijojmë të ndihmojmë familjet në nevojë. Nga janari bluzat e bardha do të marrin një pagë 40% më shumë. Jemi krenar për ta. Ky vit e ka go ditur fort ekonominë dhe punën”, tha Rama.
Shefi i qeverisë foli edhe për vaksinën anti-Covid duke u shprehur se ajo do të jetë falas, por jo e detyrueshme.
Në mesazhin për fundin e vitit, kreu i qeverisë thekson se fillimisht do të vaksinohen grupet më të rre zikuara që nis me bluzat e bardha.
“Beteja jonë vazhdon me sigurimin e vaksinës kundër ar mikut të padukshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet më të rre zikuara, bluzat e bardha, mësuesit, punonjësit e pol icisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo nuk luf të nuk do të mund të mbarojë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Rama
Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.
Mesazhi i plotë:
Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë, festat e këtij fundviti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi.
As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishzekzj arreve në sheshet mbushura plot me njerëz qyteteve tona, nuk do të ndodhë këtë herë.
Ky ishte viti ynë më i vështirë, si banorë të këtij vendi e si qytetarë të kësaj bote. Për ne shqiptarët ardhja e Ar mikut të Padukshëm ishte një kafshatë thuajse e pakapërdishme, pas tërmetit katastrofik të një viti më parë.
Humbje jetësh e lëndime të mëdha njëra pas tjetrës bashkë me një presion të jashtëzakonshëm psikologjik mbi të gjithë familjet shqiptare dhe mbi të gjithë familjen tonë të madhe; gjyshër e gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar në përditshmërinë e tyre, të reja e të rinj të pamundur në shkollimin normal të tyre, prindër të ndaluar në punën e tyre dhe mes tyre mijëra e mijëra që e humbën vendin e punës për disa muaj të tërë…
Ky vit ishte një nga ato lloj sfidash që rrëzojnë elefantë kur i thonë dhe jam krenar për të gjithë ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, siç jam krenar edhe për bluzat tona të bardha në radhën më të parë, sepse falë tyre e falë jush, ne qëndruam, rezistuam, lu ftuam, e po ia dalim që të dalim më të fortë nga kjo lu ftë kaq unikale në historinë e jetës sonë.
Ne qëndruam dhe i rezistuam goditjes shumë të egër të tërmetit, e sot shkollat e shembura po rilindin jo vetëm pakrahasimisht më të bukura e shumë më të sigurta, po edhe me hapësira të reja që garantojnë bërjen e mësimit me vetëm një turn më në fund pas dekadash, për të gjithë nxënësit dhe zgjerimin e aktiviteteve sportive e jashtëmësimore në zonën brenda shkollës, jo vetëm për nxënësit po edhe për komunitetin. Po rilindin përditë më të bukura e më të forta edhe shtëpitë e familjeve të mbetura pa strehë në natën tra gjike të një viti më parë.
Familjet e varfëra të periferive e zonave rurale ishin ato që u goditën më keq dhe nuk ka kënaqësi e krenari më të madhe për mua, sesa hapja e dyerve të shtëpive të reja për ta njëra pas tjetrës, me mbështetjen financiare qind për qind nga qeveria jonë, e cila tregoi karakterin e saj të fortë social e solidar në këtë vit rezistence të madhe ndaj dy goditjeve të njëpasnjëshme. Puna vazhdon, çdo ditë, cdo natë, falë 25 mijë punëtorëve dhe qindra kompanive shqiptare, të angazhuara si një trup i vetëm, deri kur të hapët dera e fundit për familjet e prekura nga tërmeti.
Ndërkohë vazhdon, çdo ditë, edhe përpjekja jonë në lu ftën me Armkun e Padukshëm tanimë për të siguruar vaksinënkundër tij dhe nisur vaksinimin menjëherë fillimvitin e ardhshëm, sipas planit strategjik të hartuar nga autoritetet shëndetësore, ku si kudo në botë, do të nisim me grupet më të rre zikuara, bluzat e bardha, pastaj mësuesit, efektivët e po licisë si edhe moshat më të mëdha. Vaksina sigurisht do të jetë falas dhe jo e detyrueshme.
Por kjo luf të nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimi do të ndikojë jashtëzakonisht në afrimin e fundit të saj. Ndërkohë ne do të mbështesim deri në fund të lu ftës me paketat bazë të sëmurët që do trajtohen në shtëpi, si edhe do t’u japim çdo muaj dyfishin e pagës aktuale, familjeve në ndihmë ekonomike.
Viti i Ri do të jetë viti i parë me zero taksë mbi fitimin për 110 mijë biznese të vogla dhe 46 mijë prej tyre do të kenë edhe zero tvsh. Si askund tjetër në rajon! Nga janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë cdo muaj dhe paga e mësuesve do të jetë 15% më e lartë. Jo vetëm mjekët e infermierët, po edhe mësuesit e Shqipërisë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë më të madh, për punën e tyre vetëmohuese në këtë vit kaq të vështirë. Jemi krenarë për ta!
Ky vit e ka go ditur fort ekonominë dhe punën kudo në botë, ashtu sikundër ka go ditur e lëkundur fort sistemet shëndetësore në mbarë botën dhe ato më të zhvilluarat dhe më të fortat. Por imagjinojeni vetëm për një çast sikur dy goditjet e mëdha ekstra, tërmeti dhe pandemia, përveç problemeve të trashëguara e halleve të përditshme, të na kishin ndodhur 7 vjet më parë apo të na kishin gjetur sic ishim 7 vjet më parë! Do të ishte krejt e pamundur të përballonim qoftë pasojat e njërit e qoftë plagët e tjetrës. Por ne po i përballojmë falë bazës së re që kemi ngritur, qoftë në ekonomi e qoftë në shëndetësi. Dhe ndërkohë, edhe në këtë vit kaq të vështirë, kemi vazhduar të bëjmë përpara, me infrastrukturën rrugore, shëndetësore, shkollore, me rritjen e bizneseve të vogla të cilat sot në regjistrimin e nëntorit ishin 2965 më shumë sesa në janar para fillimit të pandemisë, si edhe patjetër me pagës minimale, që nga janari do të jetë 300 mijë lekë.
E di fort mirë motra e vëllezër, besomëni, e di fort mirë se rruga jonë e përbashkët është ende e përpjetë dhe ka ende shumë pengesa për të kapërcyer e shumë më shumë punë për të bërë. Por më besoni se falë karakterit tonë dhe bashkimit të fuqive tona, më të keqen sot e kemi lënë pas krahëve dhe më të mirën ne sot e kemi të gjithë përpara!
Gëzuar Vitin e Ri miqtë e mi dhe qoftë ky i riu një vit sa më i mbarë për ju e për familjet tuaja dhe kjo dekadë e re e shekullit XXI e cila po fillon, qoftë dekada më e mbarë e historisë sonë, për Shqipërinë e për shqiptarët!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!