Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ishte e ftuar dje në “E Diell” ku rrëfeu disa sekrete në lidhje me emisionin që ka t hyer çdo rekord.

Ajo ka sqaruar edhe thashethemet e shumta rreth programit, duke treguar se çfarë ka të vërtetë dhe çfarë është show në emision.

“Unë e kam thënë gjithmonë zakonisht në rrjetin tim social, ‘Përputhen’ nuk është 100 për qind ‘reality’. Ne kemi të bëjmë me një program ‘realityshow’ që do të thotë 70 për qind është ‘realitet’ dhe 30 për qind është ‘show’, quajeni skenarë. Vendosni çfarë emri të doni.

Diçka është e nevojshme që të ndryshojë derisa del në ekran. Por këta djem dhe vajza janë të lirë të vendosin vetë me atë që dalin, atë çfarë bëjnë”, sqaroi autorja e emisionit.

Më tej Olsa shtoi: “Vijnë, kërkojnë këshilla tek mua. Ndodh gjithmonë që vajzat janë të dyzuara: Olsa të dalë me këtë apo të dal me atë? Edhe unë futem dhe bëhem shkesia në disa raste. Më ka ndodhur që kam bërë edhe shkesi”.