Të gjithë e njohin Edisonin nga Durrësi, personazh karizmatik i cili jo pak herë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve me batutat e tij. Por përtej humorit dhe karakterit miqësor me të gjithë, një problem që ai ka patur gjatë gjithë kohës, ka qenë pikërisht mungesa e dhëmbëve. Por këtij problemi i ka ardhur fundi falë punës së shkëlqyer që një klinikë dentare ka bërë duke i vendosur dhëmbë të rinj. Në video Edisoni shfaqet mjaft i gëzuar dhe falenderon klinikën për punën e saj.