Shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë vendlindjes për festat e fundvitit.

Me numrin e madh të tyre që janë nisur drejt Kosovës janë shtuar edhe pritjet disaorëshe në kufijtë e rajonit ku kolonat janë bërë kilometrike.

Një lexues ka dërguar në redaksinë e Klan Kosovës një video të nipit të tij teksa gjatë pritjes në kolonë këndon këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë të vogëlushit që duket se e ka gjetur mënyrën më të mirë për ta kaluar kohën derisa pret për të ardhur tek familjarët e tij në Kosovë.