Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Drita ka folur për komentet pozitive dhe mbështetjen që ka marrë jo vetëm nga publiku, por edhe nga konkurrentet e tjera.

Ajo ka veçuar momentin më të veçantë në “Love Story” dhe gjithashtu ka treguar edhe për reagimin e familjes pas eliminimit. Një ndër vajzat më të preferuara të publikut thotë se malli e ka marrë më shumë për Vivienin: “Tashmë të gjithë e dinë, për Vivienin. Vivi kujdesej gjithmonë për mua, ishte si një mami, Drita ke ngrënë…mos u streso…Gjithmonë i rrinte mendja tek unë. Krijuam një shoqëri mes njëra-tjetrës”, ndërsa për Saimirin, ajo thotë jo: “Jo, s’më ka munguar sepse nuk është se kishim ndonjë afrimitet me njëri-tjetrin. Por gjithsesi ne kemi fituar respektin me njëri-tjetrin . Unë kam ende mendime pozitive për të, siç kishte edhe ai ndaj meje”.

Megjithatë, në fund të spektaklit, para se të largohesh, Drita i la një mesazh publik Saimirit: “sy të bukur ke plot përreth, por sy që të shohin me sinqeritet janë të rrallë…” Çfarë donte të thoshte ajo me këtë?

Ata që e kuptuan, e kuptuan, por unë e kisha në kuptimin që aty ka vërtet vajza të bukura, të mira, por në fillim shpreheshin që unë nuk kam ardhur për Saimirin dhe rrugës filluan ta merrnin seriozisht. Ndërsa unë e kam marrë që në fillim seriozisht. E thashë edhe në studio që minimumi që mund të bënte ishte të na takonte të gjithave dhe më pas të bënte diferencën mes nesh”.

Më tej Drita u shpreh se ka marrë shumë komente pozitive nga fansat në rrjetet sociale, gjë që nuk e kishte pritur: “Kam marrë një feedback shumë të mirë nga rrjetet sociale, nga njerëzit. Nuk e kisha menduar që do të kisha aq shumë ndikim por jam shumë falënderuese ndaj tyre, për mbështetjen që më kanë dhënë nga fillimi deri tani dhe vijojnë të më shkruajnë dhe të më japin mbështetje. Më shkruanin më mirë që u largove sepse ai nuk të meritonte ty”.