Fokusi maksimal i tij për momentin është në përkrahje dhe promovim të artistëve të rinj.
Në studion e tij janë duke u bërë gati shumë të tillë, për të depërtuar në tregun e muzikës shqiptare.
Krahas kësaj, rep artisti i njohur Skivi po punon edhe për projektet e tij muzikore.
I fundit është ai me titull “Pikë”, derisa të tjera pritet të publikohen shumë shpejt.
Por, duket se Skivi nuk është duke e lënë anash as jetën private.
Emisioni Sonte siguron një fotografi të tij në pishinë, e ku shihet se nuk është vet. A mund të themi se u “rehatu” edhe ky?
Këtë e shumë përgjigje të tjera i merrni të premten mbrëma në emisionin Sonte në T7, nga ora 20:10.