Marsela Çibukaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera të ekranit. Përveç talentit dhe ëmbëlsisë, ajo është vlerësuar edhe për vullnetin e hekurt që pati për t’u dobësuar dhe të humbiste kilet e tepërta. Madje ajo ka marrë edhe një ‘çmim’ si “Miss Bikini”. Marsela ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në finalen e “Miss Shqipëria” për të performuar, por nuk është larguar pa çmim. “Do më kishte pëlqyer “Miss Kinemaja” si Sofia Loren. Ky çmim është për ata që më thonin “Sa je shnosh mi dreq” “, shkruan Marsela me nota humori.