Tayna u transformua me ndryshimin e fundit.

Tayna është ndër emrat e estradës që pëlqen të
eksperimentojë shumë shpesh me dukjen.

Rep-artistja, së fundi përmes disa fotografive
tregoi se ka bërë flokët gërsheta, e ky ndryshim e bën atë të duket krejtësisht
ndryshe.

Në dy fotografitë që Tayna i realizoi para pasqyrës, ajo shfaqet e grimuar dhe me gërsheta të gjata, duke u paraqitur me pamje krejtësisht të re.

Ajo aktualisht po shijon pushimet në Shqipëri, ndërsa ka pak ditë që lansoi projektin e ri muzikor me titull “Bass”./Kosovarja/