Sekretari amerikan i Shtetit, Michael
Pompeo ka deklaruar se SHBA-ja është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të
disa aplikacioneve, përfshirë TikTok-un.
I pyetur nëse do t’ua rekomandonte përdoruesve
shkarkimin e këtij aplikacioni, Pompeo është përgjigjur: “Vetëm nëse doni që të
dhënat e juaja të përfundojnë tek Partia Komuniste Kineze”, raporton AP,
transmeton Koha.
Në TikTok ishte thënë se të gjitha të dhënat
janë të deponuara në server në SHBA, teksa ishte përsëritur se nuk do të
largohej përmbajtja, edhe nëse një gjë e tillë kërkohej prej qeverisë kineze.
TikTok do t’i pezullojë aktivitetet në Hong
Kong, pasi hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurisë, javën e kaluar.