Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, nuk e ka problem nëse aktori luan në një film per te rritur,  Ajo ka deklaruar se nuk është xheloze për të, por këtë herë na e tregoi edhe me vepra.

Në “Zemër Luana”, Olsit iu kërkua të telefononte partneren e tij dhe t’i thoshte se ka marrë një kerkesë për të luajtur në një film për të rritur per te pare se si do reagoj ajo per kete lajm.

Fillimisht, ajo e pyeti nëse ishte një prodhim shqiptar apo i huaj dhe më pas u shpreh se për të nuk përbën aspak problem. Por, epike ishte kur i tha shko ore: “Sa lek do të japin?”.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura në publik dhe duhet thënë se askush s’po e priste, ndersa Luana tha se kete here Egli e tregoi publikisht se nuk eshte aspak xheloze per partnerin e saj.

Shiko videon: