Reperja e njohur, Melinda Ademi është një nga artistet që komentohet sa herë që paraqitet në rrjete sociale apo në koncerte të ndryshme.

Edhe këtë herë këngëtarja mori vëmendje me një tjetër paraqitje, shkruan Kosovarja.

Por, ajo që bie në sy është se reperja nuk e ka fshehur asnjë gjurmë në trupi e saj, qoftë celulit apo për t’i mbuluar ‘të metat’.

Krijuesja e hitit “Melodia” ka ndarë për fansat e saj në Instagram disa fotografi e veshur me një trupore të shkurtër dhe me ngjyrë të verdhë, duke e kombinuar me dorëza dhe këpucë me taka.

“E bëjë nxehtë si dielli”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e imazheve.