Çifti i parë i “Për’puthen 3”, Mikela e Erioni kanë folur më shumë për jetën private.

Të ftuar në “Why Not” dyshja zbuluan se a do të bëhen prindër dhe sa fëmijë duan t’i kenë.

Mikela u shpreh se dëshirojnë ta shijojnë momentin, ndërsa Erioni tha se e ka problem që të përzgjedh emrat.

Roza Lati: A e keni menduar emrin e djalit?

Mikela: Ky është problemi në Shqipëri.

Në momentin që del çift këto janë pyetjet e para, ne duam ta shijojmë këtë gjënë deri në momentin që të vijë, nëse vjen është e mirëpritur.

Erioni: Nëse unë e kam problemin e kam problemin te emrat, kam gjetur të parin por më duhet të gjejë tre përnjëherë.

Mikela: E kishim lënë për binjakë, jo trinjakë./Indeksonline/