Edhe pse Bora Zemani deklaroi se nuk ka asgjë mes tyre, Donaldi nuk ka të ndaluar me dedikimet për të, aktori i humorit ka ndarë një fotografi nga koncerti që ka mbajtur, krahas së cilës ka thumbuar lajmet se poshtë shtëpisë së prezantueses ndodhej makina e tij.

‘Makina me targa AA… ka bllokuar rrugën’, ka shkruar Donaldi.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë me komente “Bora Zemani liroje rrugën zemër se po kalon Donald Veshaj”, “Poshtë një pallati”, “Makina me targa AA 9 janar ka bllokuar rrugën”, “Makina e Borës”, kanë komentuar ndjekësit.

“Bora Zemani do të shkrish ti apo jo??? Se na plasët…mezi po presim t’ju shikojmë bashkë”, shkruan një tjetër ndjekës  “Mos e kishte fjalën për makinën poshtë shtëpisë së Borës“, vijon një tjetër.

Kujtojmë që Bora hodhi poshtë thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me të dhe Donaldin.

Bora shkruante se nuk ka pasur asnjë takim mes tyre në shtëpinë e saj, asnjë udhëtim në Vjenë apo në ambientet e televizionit ku punon “Jo nuk ka duet së shpejti nuk ka klip të xhiruar jashtë, nuk ka pushime bashkë, nuk ka kafe në ambientet e Top-it, nuk ka varëse në qafë, nuk ka ftesë në emisionin e parë.

Nuk ka ftesë në Prime, nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat, nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune më vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj.

Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”