“Big Brother VIP”, ka shënuar arritje të jashtëzakonshme, duke lënë mbrapa të gjitha formatet televizive, për katër muaj të tërë “BBV” ka thyer shikueshmëri.

Ky format televizivë mori vëmendje të madhe që nga takimi që u zhvillua mes ish banorit, Donald Veshaj dhe moderatores së “Për’puthen”, Bora Zemanin.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Pas këtij takimi hovë të jashtëzakonshëm “BBV” mori pasi u krijua trekëndëshi i famshëm, Bora-Donald-Beatrix.

Në mesin e tyre ajo që përfitoi ishte Bora Zemani e cila kapi një milionshin e ndjekësve në profilin e saj të “Instagramit”.

Ky sukses la pas moderatoren e “BBV”, Arbana Osmanin, Arbana përmes një ‘Instastory’ duket se ka hedhur “kunja” për Borën.

“Liderët e vërtetë nuk krijojnë ndjekës, ata krijojnë më shumë liderë”, thuhet në postimin e Arbanës.

Nuk dihet nëse ky është një “kunjë” për suksesin që Bora ka shënuar muajve të fundit duke u kthyer në personazhin më të përfolur, apo për ndonjë nga fytyrat publike të tjera, por mund edhe të jetë thjesht një storje pa ndonjë tendencë të caktuar./Lajmi/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur