Pas publikimit të këngës “Mi amor” të Noizyt dhe Dhurata Dorës u përfol për një marrëdhënie mes tyre, zëra të cilat nuk u konfirmuan asnjëherë.

Së fundmi Dhurata Dora ka publikuar këngën e saj më të re “M’ke mungu”, e cila mori menjëherë zemrat e publikut dhe jo vetëm.

Noizy ka publikuar në rrjetin social “Instagram” videon e këngës së Dhuratës ku mbi të ka shkruar: “Edhe ti më mungon!” duke i bërë ndjekësit që të aludojnë sërish.

Rikujtojmë se Noizy dhe Dhurata kanë qenë shumë të fshehur për jetën e tyre private duke mos treguar asnjëherë për marrëdhëniet që kanë pasur ose kanë.