Beatrix Ramosaj është një nga banoret më të komentuara që ka qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, e cila është përfolur shumë për rrugëtimin e saj dhe lidhjen me aktorin e humorit Donald Veshaj.
Së fundmi, ajo ka nisur intervistat e saj të para pas eleminimit nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo ka folur gjatë në “Fan Club” lidhur me qëndrimet e saj dhe perceptimin për lojën e gjithësecilit.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Kështu, e pyetur për finalistet sipas saj ajo tha se shikonte Donaldin, Ilirin, Monikën dhe Beniadën.
“Donaldi, Iliri, Monika… Einxhel dhe Beniada kanë qenë të dyja në rrugëtimin tim dhe më kanë qëndruar afër, por kohët e fundit Einxhel ma ka prishur pak qejfin dhe Beniada më ka dalë shumë shoqe besnike, eshtë njeriu më besnik që njoh, ndaj do të thoja emrin e saj për finale”– u shpreh ajo.
Ndërkohë, Beatrix ka folur lidhur me vendimin e Ilirit për të vendosur më pak para të Donaldi në “PRIME”-n e së premtes, duke mos e cilësuar atë si banorin më të fortë.
“Ai e ka bërë me qëllim, asgjë nuk e bën kot, ka dash të ulë vetëvlerësimin e Donaldit, nuk ka dash t ‘ia japë kënaqësi që të mendojë se e shikon si një banor të fortë aty brenda”- tha këngëtarja.