Donald Veshaj është një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

Aventura e tij në Big Brother Vip gjatë këtij 120 ditëshi ka qenë e përmbushur me plot përjetime, emocione, takime e madje edhe shumë surpriza.

Donaldi përherë ka treguar lidhjen e fortë që e ka me binjakun e tij Romeon i cili gjatë këtij rrugëtimi ka qenë forca më e madhe e tij morale.

Nuk kanë qenë të rralla surprizat që ai i bëri për Donaldin të cilin e emocionuan aq shumë saqë nuk i kurseu as lotët.

Ngjashëm sikur sot teksa Romeo e surprizoi duke fluturuar sipër shtëpisë me helikopter e duke i hedhur karafila.

Ky ishte një nga momentet që la pa fjalë jo vetëm Donaldin por edhe banorët brenda shtëpisë.

Pas kësaj Romeo nuk ka hezituar të ndajë videon teksa përgatiste surprizën e deri tek reagimi i Donaldit me ndjekësit e tij në instagram.

“Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm” ishte moto frymëzuese që zgjodhi kësaj radhe Romeo për ta inkurajuar Donaldin./Lajmi/

Shiko videon: