Einxhel dhe Beniada sot kanë realizuar një bisedë ndryshe nga tjerat, banoret e Big Brother Vip kanë komentuar trekëndëshin Donald- Bora- Beatrix, kjo pas surprizës me këngën e Trixës sot për Donaldin.

Siç duket ka mjaftuar kënga e Trixës dhe dy banorët të rikthejnë edhe njëherë temën më të komentuar nga shqiptarët.

Einxhel i tha Beniadës se takimi me Borën nuk i kishte ngjarë një takim pajtimit, ndërkohë modelja filloi t’i komentonte më pas ndjenjat e Donaldit për Trixën e cila tha se Donaldi e kuptoi se historia me Borën ka mbaruar kur pa Trixën dhe i bëri zemra boom për të, duke qenë një ‘boom’ më i fortë nga ai që kishte përjetuar më herët.

Tutje Einxhel i tha se ai ishte një boom shprese për të nisur diçka të re jo një ‘boom’ më i fortë.