U njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ‘BBV’, por që edhe jashtë shtëpisë po kalojnë mjaftë mirë, dyshja e famshme Dj Pm dhe Sarah Berisha po mahnisin rrjetin me paraqitjet e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi blogerja vendosi që t’i kushtojë pak kohë ndjekësve të saj, duke i lenë të lirë ta pyesin çfarë të duan.

Njëri u interesua të dinte nëse në planet e tyre ishte një fejesë dhe blogerja i dha një përgjigje të prerë.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni, sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin, cdo gjë ka kohën e saj”, shkroi ajo./Indeksonline/