‘Vëllai i Madh’ njoftoi banorët për shtyrjen e finales deri në fund të shkurtit.

Ky vendim i ka vënë banorët në dyshime a do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolimimin.

Për t’i ndihmuar ata, ‘Vëllai i Madh’ ka mundësuar që të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.

Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.

Këtë mbrëmje ishte rradha e Ilirit të surprizohej nga dedikimi i bashkëshortes së tij ‘Mos mendo të kthehesh në shtëpi, jo sepse në shtëpi nuk të duam por sepse do të ishte disfatë nëse do ta lije tani, ndiq rrugëtimin tënd, kthehu në shtëpi me fitore sepse e meriton’,tha ajo duke e lënë Ilirin të buzëqeshur dhe pa fjalë.

Iliri konsiderohet lojtari më i fortë i shtëpisë dhe pretendet për ta fituar atë./Lajmi/

Shiko videon: