Mbrëmjen e sotme Beatrix mori një surprizë të veçantë, ajo percjelli  në Pallatin e Kongreseve performancën e vëllait të saj, Alban Ramosajt dhe më pas u përqafua mes lotësh me të.

Në një moment Albani vuri dorën e Beatrixës tek zemra e tij dhe e pyeti si i ka punët me zemrën, sigurisht referuar Donaldit duke qenë se lidhja me të ka qenë kaq shumë e komentuar.

“Si je ti? Si i ke punët me zemrën?”, e pyeti Albani Beatrixën, e cila u shpreh shumë e shqetësuar sesi dukej në sytë e tyre.

Albani e siguroi se është më e mira dhe e gjithë familja e ndjek.