Aktori i humorit, Donal Veshaj është prej fillimit banor i shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe të gjitha rrjetet sociale menaxhohen nga vëllai i tij binjak, Romeo.

Kjo u bë e ditur edhe nga vet Romeo i cili postonte video qesharake të Donaldit pa ndal.

Në Instagramin e Donaldit është postuar edhe pjesa kur ai dhe Bora Zemani shkëmbyen puthje dashurie duke na lënë të kuptojmë se Romeo ishte përkrahës i dyshës.

Situatat e krijuara së fundi ku Donaldi dhe Beatrix shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin kanë bërë bujë në medie dhe shumë nga fansat e tij u kthyen kundër aktorit.

Qysh nga dalja e Semit (mikja e ngushtë e Bora Zemanit) nga shtëpia e “BBV”, Donaldi dhe Beatrix janë në çdo cep së bashku madje edhe në dush shkojnë bashkë.

Këto pamje janë komentuar edhe gjatë netëve ‘prime’ por diçka që ra në sy të ndjeksëve është se asnjë skenë ku shihet dyshja Donald-Beatrix nuk është postuar në rrjetet sociale të aktorit.

Kjo ka bërë që të aludohet se vëllai i Donaldit, Romeo nuk është përkrahës i kësaj ‘romance’ që po komentohet kudo./Blic/