Në muajin qershor të vitit që lamë pas u shkruajt gjatë në mediat rozë se këngëtarja Dafina Zeqiri kishte nisur një lidhje dashurie me Dj Geek.

Madje, Dafina e konfirmoi vetë romancën e saj me një postim në InstaStory, duke shuar të gjitha dyshimet se ata ishin bashkë.

Që prej atëherë, këngëtarja nuk është treguar aq e rezervuar për lidhjen e saj të re dhe ndan pas here në rrjete sociale momente me të dashurin e ri.

Madje, në postimet e fundit në InstaStory, Dafina ka treguar anën e saj të butë në videot ku shfaqet me Dj Geek.

Në njërën prej videove, Dj i vendos këngëtares dorën mbi fytyrë me përkëdheli, ndërsa ajo i dhuron puthje nga kamera e telefonit.

Gjithashtu, në një tjetër video ata shfaqen duke shëtitur me motor ku duken shumë të dashuruar, siç mund ta shihni më poshtë