I papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, Nela Kobollari u martua me shkuesi me djalin nga një fshat i Përmetit në moshën 22-vjeçare. Por, sa shk eli në atë derë ish-vjehrra e priti me këmbët e para.
Nuk pati një ditë të bardhë në dy vite martesë, pasi konf liktet nuse-vjehrrë u ten sionuan më shumë edhe kur në jetë erdhi një fëmijë. I biri ishte nën tu telën e nënës, ndërsa kjo e fundit ndërhynte shpesh në ma rrëdhënien mes çiftit. 28-vjeçarja e mendoi disa herë të shkonte drejt divorcit, por ish-burri e mbante me ma shtrime.
Skenat që pa në atë shtëpi ia bënë jetën fe rr, të shumta ishin rastet kur ish-vjehrra vinte dorë edhe mbi bashkëshortin e saj. Një marrëdhënie e pazakontë në një familje, ku ajo bënte li gjin. Mes dilemave të vazhdueshme nëse duhet ta merrte apo jo këtë hap, Nela Kobollari vendos më në fund të d ivor cohet, kur vajza ishte 8-muajshe.
“Jam martuar 22 vjeçe me shkuesi. Në fillim kishim një ma rrëdhënie të mire, por mentaliteti në atë familje ishte i vështirë. Vjehrra kishte probleme, ajo me mua debatonte shumë dhe shtëpia ku hyra ishte si një kasollë. Dy herë e kam shpëtuar vajzën nga rënia e tavanit.
Burri ishte shumë i lidhur me nënën dhe e pyeste për gjithçka edhe kur shkonim të flinim ne dhomë. Kohët e fundit ai nisi dhe alk ool in. Vjehrra përdorte fjalë të ulëta, ajo dh uno nte ish-vjehrrin, madje ka që lluar edhe djalin e saj. Në atë familje nuk jetohej më. Me ardhjen në jetë të vajzës gjërat u përkeqësuan. Ish-vjehrra dhe ish-burri më kanë dh unuar.
Për shumë kohë jetoi tek shtëpia e prindërve po në qytetin e Përmetit, të cilët e ndihmuan të rriste vajzën, por sot e kanë të pamundur. Vogëlushja është 6 vjeçe dhe nëna kërkon t’i mundësojë një jetë më të mirë se fatin që pati vetë ajo.
“I dhashë shansin se nëse ai do merrte një vendim për të mbajtur familjen do të kthehesha tek ai. Më vjen shumë keq për vajzën, pse duhet të përjetojë edhe ajo çfarë kam kaluar unë. Dua që ajo të bëj një jetë normale. Prindërit me ndihmuan të rris vajzën, por nuk mundem më. E kam të vështirë të gjej një punë dhe nuk kam asnjë çati mbi kokë.”