Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksi denti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Mirditë. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije, se nga përpl asja mes autobusit dhe makinës “Land Rover”, vik timë ka mbetur 57-vjeçari nga Kosova, Hysen Selitaj.
I ndjeri ndodhej në ato momente në makinë së bashku me të birin, i cili ka mbetur i plag osur nga përpl asja e fo rtë.
Raportohet se ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshenit. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk pësuar lëndime. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë dhe pamje nga vendi ngjarjes.
Makina “Land Rover” shihet thuajse tërësish e shkatërruar, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe autobusi. Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për ngjarjen.