Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Salsano Rrapi ka festuar dje ditëlindjen , por në këtë ditë të veçantë për të surprizën më të madhe ia ka bërë bashkëshortja e tij.
Erjona Kakeli i ka organizuar një ceremoni martese surprizë aktorit në ditën e tij të lindjes. Erjola i ka vënë unazën në gisht Salsanos, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme dhëndri, nusja dhe dy vajzat e vogla janë duke e kremtuar dashurinë e tyre fare thjeshtë, buzë detit me fustanin e bardhë dhe kostumin tipik.
Dekori ka qenë i mbuluar me lule dhe dritat që i kanë dhënë dozat e duhura të romancitetit gjithë mbrëmjës, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë personazhe të njohura të ekranit, kryesisht kolegë të çiftit.
Salsano dhe Erjona bashkëjetojnë prej shumë vitesh dhe momentin më të ëmbël vendosën ta shijojnë pa shumë zhurmë.