Këngëtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Ylber Aliu u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Lajmin e tríshtë për vdékjén e tij e bënë me dije këngëtarë e personazhe të tjerë publikë, të cilët shprehën ngushéllime në rrjetet sociale.

Ylber Aliu ishte këngëtar dhe ilahist nga Shkupi i cili kohëve të fundit po përballej me sëmùndjen e veshkave, ku edhe kishte pasur disa operacíone në vend si dhe jashtë shtetit.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kohë që është trajtuar në dializë, pasi rreth tri vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën e cila i kishte dështùar së funksionuari, çka e detyroi atë që qysh nga prilli i vitit 2020 të trajtohej në spítale.

Këngëtari nga Shkupi është baba i tre fëmijëve – dy vajzave dhe një djali.

Lajmi për vdékjen e këngëtarit ka pikélluar artistët, të cilët u drejtuan për në rrjetet sociale që të shprehin ngushéllimet e tyre.