Sipas raportit të vitit 2020, me 79 raste të veprës pénale të prodhímit dhe të kultívimit të drògës, qarku Gjirokastër renditet e teta në vend për nga procédimet pénale, por jo vetëm kaq.

Nga monitorimi i ajrit i bërë edhe nga partnerët e huaj, rezulton se Gjirokastra nuk konsiderohet një pròblem për polícinë vendase.

Në 2020, rekordin e shénon Kruja, ku jo vetëm u konstatuan hapësira të mëdha të mbjelljes me kanàbis, por u regjistruan më shumë se 400 procédime pénale.

Duket se Lazarati i dikurshëm tashmë është zhvendosur në Krujë, sipas raportit të Pròkurorit të Përgjithshëm.

Dikur, Gjirokastra përbënte numrin 1 të pròdhimit të kanàbisit në vend.

Ndërsa, sot, regjistron raste dhe pàrcela dròge më pak se Kruja, Vlora, Tirana, Durrësi, Fieri dhe është i barabartë me Shkodrën, rapoton Vizion Plus

Nga Lazarati, ku nuk regjistrohet asnjë pàrcelë e mbjellë me kanàbis, ashtu edhe siç paraqitet ne raportet e agjencive të huaja, ka një tendence në rritje për të mbjellë në disa nga fshatrat e Tepelenës, të cilat janë poshtë lumit Vjosë, në afërsi të rrethit të Përmetit, si edhe në disa prej fshatrave të këtij rrethi.

Dikur, në përllogaritjet e Polícisë, Gjirokastra përbënte më shumë se 52 për qind të të gjithë kanàbisit që mbillej në vend, ndërsa sot sipas përllogaritjeve, jo vetëm të polícisë, por edhe të pròkuròrisë, është më pak se 5 për qind, ndërsa Kruja ka 24 për qind të prodhímit.