Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Olës dhe Muratit. Dyshja u takuan në plazh, ku nuk i kursyen prekjet, përqafimet dhe puthjet.

Murati i tha konkurrentes se i janë shtuar ndjenjat dhe u deklarua vetëm për të në emision. Ndërkohë Ola u shpreh se i pëlqen përkujdesi që Murati ka kundrejt saj.

E pyetur nga moderatorja Bora Zemani nëse i kanë filluar ndjesitë e para për Muratin, Ola tha se është drejt deklaratës.