Pas shumë aludimesh, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në formën më të veçantë.

Melisa lançoi këngën e saj të dytë “Leje” dhe videoklipi u finalizua me një puthje pasíonante mes dyshes.

Këtë moment po e prisnin të gjithë prej kohësh dhe më në fund dyshja morën guximin të pranonin hapur gjithçka.

Pasi kënga e saj kapi 1 milionë klikime për 24 orë, nuk vonoi dhe dedikimi i parë i dashurisë së Melisës për Andin.

“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime”, shkroi ajo përkrah fotografisë së tyre zyrtare si çift.

Melisa dhe Andi përfliteshin prej muajsh të tërë për një lídhje të fshéhtë jashtë programit.

Madje Tea, vajza që doli çift me Andin nga programi, deklaroi në një intervistë për aplikacionin e “Për’Puthen” se edhe ai kishte pasur një marrëdhënie jashtë emisionit.

Tea konfirmoi se lídhja fallco me Andin ishte e gjitha një lojë dhe se ndërkohë që ishte në lídhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër.

Tea nuk e tha emrin e vajzës asokohe duke përforcuar mendimin për lídhjen e fshehtë të Andit me Melisën.

Ndërkohë sot Melisa ka treguar se Tea ka qenë që në fillim në dijeni për lidhjen e saj me Andin.

Dikush nga ndjékësit e ka pyetur Tean nëse e dinte për Melisën dhe përgjigjen e ka dhënë kjo e fundit.

“Po e dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur dhe nuk e kuptoj pse vazhdoni doni të na përçani kur nuk do ekzistojë kurrë një përçarje. Gjithmonë kemi qenë bashkë, gjithmonë na ka mbështetur ne duhemi shumë shumë”, është shprehur Melisa.