Një debat i ashpër ndodhi në puntatën e të enjtes në “Përputhen”, ku Sindi u shpreh shumë e prekur nga një ofe ndim i bërë nga Juli në rrjete sociale.
Teksa Alesandro i kishte kërkuar të fuste Sindin në video live, Juli i ishte përgjigjur “Ej q** e hedh telefonin”.
“Kam duruar sha rje, ofen dime dhe skena të rë nda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh konkurrentja dhe më pas vendosi të largohej nga studioja.
Sot Juli ka publikuar në kanalin e tij në Youtube një video ku shprehet se të sh arat nuk i kishte për Sindin dhe sipas tij ajo kishte përgatitur skenar për ta bërë të dilte keq.
“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të sh j njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e sh ava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte. Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të vikti mizohet. Nuk e sh ava as nga familja, po të doja ta sh aja e sh aja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e sha va gocën vetëm se ajo qau. Nëse dua ta sh aj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”, shprehet Juli.