Ministrja e Transporteve Belinda Balluku pak ditë më parë deklaroi se me datë 18 Prill do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë. Së fundmi reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një video brenda një avioni ku shkruan se këtë aeroplan do ta ulë në aeroportin e Kukësit më datë 18 Prill.
“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi.
Ndërkohë ministrja Balluku ka publikuar disa foto të aeroportit të Kukësit ku po kryhen punimet e fundit.