Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Atdheu u rikthye si konkurrent me të drejta të plota. Bora Zemani tha se është marrë parasysh dëshira e vajzave dhe e publikut.
Ai do të zhvillojë takimin e rradhës me Antonelën, e cila i ka shprehur pëlqimin. Pas rikthimit të tij, Blerimi e thumboi keq duke e quajtur manipulues.
“Nuk kam inate personale me Atdheun biles më është bërë qejfi atë ditë qe erdhi. Unë jam i sigurt që këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Jam i sigurt që jeni takuar, edhe në Sarandë se ajo është e lirë si zogu në qiell mund të fluturosh. Shpresoj mos keni dallim vetëm tek ngjyra e flokëve, por të keni më shumë, them se e kanë një gjë të njëjtë, për të manipuluar”, u shpreh Blerimi, ndërsa Atdheu tha se ata kanë qëlluar rastësisht në të njëjtën ditë në Sarandë.