Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë një spot, i cili si protagoniste ka aktoren e njohur Tinka Kurti.

Ajo thekson se Shqipërisë i duhet Edi Rama dhe e mbështet për zgjedhjet e 25 prillit teksa thekson se është politikani që di të luftojë dhe nuk ndalet kurrë.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështirë. Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë! Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet aktorja Kurti.

Më parë, fushatës së PS iu bashkua artisti i njohur Robert Ndrenika që fliste në emër të mazhorancës dhe preku tema si teatri, tërmeti e pandemia, duke kërkuar një mandat të tretë për të çuar në fund punët e nisura.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur