Erion Veliaj ka qenë sot në punimet e një shkolle në “Qytetin Studenti”.

Ai është shprehur se shkolla që po ndërtohet do të mbajë emrin e ish-kryeministrit që ndërroi jetë dy ditë më parë, Bashkim Fino. Sipas Veliajt, kjo është kërkuar nga banorët.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse banorët kanë propozuar diçka të tillë.

Kujtojmë se Bashkim Fino ndërroi jetë dy ditë më parë për shkak të Covid-19.

Ai nuk mundi t’i mbijetojë dot sëmundjes. Dita, kur ai ndërroi jetë u shpall ditë zie Kombëtare.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur