“Hyrremi” ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli i ka lënë fansat gojëhapur me setin e ri fotografik dhe ka ngjallur komente të shumta.

Meryem ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm në pamje. Ajo është shfaqur me flokë në ngjyrë lejla. Nuk dihet nëse ky ndryshim është bërë për hir të ndonjë roli, por sidoqoftë ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit.