Ligjvënësit konservator në Utah, kanë propozuar një vendim, teksa pritet vetëm nënshkrimi i Guvernatorit Spencer Cox. Mësohet se ligjvënësit kanë vendosur që të bllokohen të gjitha faqet por nogra fike në celularët dhe iPad-et e shitura në Utah. Cox, i cili mori detyrën në janar, nuk ka treguar ende nëse do të nënshkruajë këtë propozim, teksa ka afat deri të enjten e ardhshme.

Mbështetësit e këtij vendimi shprehen se kufizimi i këtyre faqeve është një hap për të ndihmuar prindërit të cilët janë në ankth për fëmijët e tyre dhe asaj çfarë shohin të vegjlit dhe adoleshentët në telefonat e tyre, pasi në kohët e sotme shumë fëmijë janë të pajisur me IPad dhe për shkak të pandemisë janë detyruar të kalojnë më shumë kohë në celular.

Ndërkohë kundërshtuesit e këtij vendimi thonë se ky propozim është antikushtetues dhe jo i drejtë. Sidoqoftë, edhe nëse Cox nënshkruan vendimin e ri, ajo nuk do të hyjë në fuqi nëse pesë shtete të tjera nuk miratojnë ligje të ngjashme. Lufta kundër faqeve të por nografisë është një çështje e kahershme për ligjvënësit konservatorë të Utah të cilët edhe më parë kanë vendosur masa paralajmëruese për faqet po rnografike. Nëse propozimi nënshkruhet në ligj, çdo faqe që vijon aktivitetin do të përballet me një gjobë 10 deri në 500 dollarë.

Sipas profesores së Universitetit të Bostonit, Emily Rothman, por nografia formon idetë e fëmijëve lidhur me se ksin dhe i mëson ata me këtë fakt i cili është i rëndësishëm në një stad të mëvonshëm të jetës. Unioni Amerikan i Lirive Civile i Utah tha se ligji i ri është një veprim i tepërt që imponon standarde për të gjithë.