Siç dihet, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër të dy fëmijëve, të quajtur Joel dhe Sia. Dy vogëlushët e kanë ndryshuar jetën e tyre dhe ata i publikojnë shpesh në rrjete sociale.

Sot Sia ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 3-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë prindërit i kanë organizuar një festë të bukur mes miqsh.

Ami ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto ku shihet pranë së voglës dhe Ermalit. “3 vjet më parë, Sia e ndriçoi jetën tonë, siç bëjnë vajzat…që nga ajo ditë e deri në fund përjetë bashkë të pandarë. Sia dashuria”, ka shkruar Ami krahas fotove, ku shihet dhe torta e personalizuar e festës.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur