Tea tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive, madje ajo shtoi:

“Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem.”

Në fund të intervistës per Top Channel, Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit, por se dëshironte që të vazhdonte të jetonte jetën e saj e qetë.