Parafytyroni për një moment veten tuaj në moshën 60, 75 ose edhe 90 vjeç. A dukesh fizikisht i shëndetshëm dhe në formë? A mund ta shohësh veten duke shëtitur buzë detit me miq, duke hedhur një top me fëmijët e vegjël?

A mund të ngjitësh shkallët e një supermarketi? Më e rëndësishmja, a po e shijon jetën? Nëse je me fat, do e shijosh pleqërinë në shëndet të mirë. Nëse bën zgjedhjet e duhura ushqimore dhe aktivitetin fizik, ke shumë më tepër shance të gëzosh shëndet dhe mirëqënie edhe në vitet e moshimit.

Në shoqërinë tonë, mosha e madhe konsiderohet kur kalon të 65-at, por njeriu “moshohet” çdo ditë, në sajë të ndryshimeve që ndodhin vazhdimisht teksa rritemi.

Maksimumi i jetëgjatësisë së shënuar është 130 vjec, por personi i verifikuar si më i moshuari ka vdekur në moshën 122 vjec.

Cili është roli i ushqimit në plakje dhe si mundet të ngadalësohet ajo nëpërmjet ndryshimeve të mënyrës së jetesës dhe ambientit?

Moshimi është një process natyral i pa evitueshëm, i programuar në genet tona që në gjenezë.

Por njeriu mund ta ngadalësojë atë duke ngrënë ushqime te ushqyeshme, të pastra dhe të larmishme, si dhe duke u ushtruar fizikisht rregullisht.

Faktikisht, 70 -80% e e një jetëgjatësie mesatare të njeriut varet nga zakonet që lidhen me shëndetin, genet përcaktojnë vetëm 20-30% të saj. Ushqimi i mirë, jo vetëm që dhuron shëndet dhe mirëqenie fizike, por gjithashtu përmirëson cilësinë e jetës pa më të voglin dyshim.

Si të ushehemi në moshën e tretë?

Përcaktimi i një menuje ideale për moshën e tretë është mjaft e vështirë, për faktin se të moshuarit kanë nevoja të ndryshme në varësi të statusit të tyre shëndetësor. Megjithatë, më poshtë po rendisim nevojat thelbësore dhe probl ematikat më të përhapura të kësaj popullate në lidhje me ushqimin.

Sa kalori i nevojiten një të moshuari?

Kjo do të thotë që konsumi i ushqimit duhet të jetë më pak krahasuar me një pesëdhjetëvjecar.

Ja si mund të llogarisim sa kalori nevojitet një i moshuar.

Për burrat mbi 50 vjeç: 3000 kalori – 10 kalori / ditë për çdo vit të moshës mbi 19 vjeç.

Për gratë mbi 50 vjeç: 2400 kalori – 10 kalori / ditë për çdo vit moshe mbi 19 vjeç.

P.sh., një e moshuar 85-vjecare nevojitet përafërsisht: 1740 kalori / ditë

Menu shembull për një të moshuar

Mëngjes: Qumësht të skremuar me 3 lugë tërshërë, ½ banane dhe fara liri (të zbutura në qumësht për rreth 1 orë në frigorifer), 1 lugë vaj peshku (preferoni të mëlçisë së merlucit).

Paraditja: 1 çaj mali me pak rigon dhe dafinë, 1 lugë të vogël mjaltë dhe 1 vezë të zier me pak vaj ulliri dhe rigon, 1 portokall.

Dreka: Sallatë me lakër të bardhë, karotë, majdanoz të marinuar me limon, pak vaj farash kungulli dhe hudhër. Pure patatesh me pak qumësht dhe majdanoz, 120gr gjoks pule me salcë mustardë.

Pasditja: 1 fetë bukë thekre me salcë specash të kuqe dhe gjizë, 1 kivi

Darka: Spinaq burani me pak oriz, 1 kupë trahana të thartë me djathë dhie dhe pak bukë thekre, 1 kupë kos me hudhra, kastraveca dhe kopër. Para gjumit: 1 çaj kamomil ose farash finoku me mjalt