Mbrëmjen e së dielës në “Përputhen Prime” Jasmina i dhuroi Andi një puthje në buzë, duke i habitur të gjithë konkurrentët. Në puntatën e sotme teksa diskutohej rreth këtij momenti, Atdheu nuk e kurseu një koment që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

“Është pak e bezdisshme po do të mësohesh. Çudia më e madhe zgjat tre ditë”, tha ai. “Flet nga eksperienca”, u dëgjuan të thonin konkurrentët.

Kujtojmë se pak kohë më parë Atdheu puthi Ana Lleshin, duke shkaktuar shumë debate në studio dhe në rrjet.