Frederik Ndoci është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Frederik Ndoci lindi në Shkodër më 9 shkurt të vitit 1960. Frederik Ndoci u diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe.

Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : akkordeon, pianon e kitarën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale.

Gjate periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe me pas, të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” duke marre pjese ne shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës.

Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin “Nga mesi i erresires”, në kinostudion “Shqipëria e re” por për shkak të biografisë politike nuk pranohet./urbannews.al